Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Debat Pernime për balotazhin në Klinë - LIVE

Në emisionin “Debat Përnime” po diskutohet për balotazhin e 14 nëntorit në komunën e Klinës.

Në debat pjesëmarrës është vetëm kandidati Zenun Elezaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

I ftuar në debat ka qenë edhe kundërkandidati i tij, Esat Raci, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), por i njëjti edhe pse e ka konfirmuar pjesëmarrjen është tërhequr nga debati me arsyetimin se ka punë të tjera dhe nuk e di nëse mund të marrë pjesë.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve, kandidati i AAK-së për kryetar të Klinës, Zenun Elezaj, ka marrë 43,33 për qind të votave, kurse kandidati Esat Raci nga PDK, ka siguruar 27,42 për qind.

www.kallxo.com