Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Debat Pernime për balotazhin e Vitisë

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Vitisë, diskutojnë në #DebatPernime për balotazhin e 14 nëntorit. 

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët që kanë shkuar në balotazh në Viti, Sokol Haliti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Arsim Ademi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV). 

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për raundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 17 tetor, kandidati i LDK-së, Sokol Haliti ka marrë 41,30% të votave, kurse Arsim Ademi nga LVV ka siguruar 34,50%. 

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.