Debat Përnime mes kandidatëve për kryetar të Komunës së Tearcës dhe Zhelinës (VIDEO)

Kandidatët e partive politike të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Komunës së Tearces dhe të Zhelinës në Maqedoninë e Veriut po diskutojnë në Debat Pernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Transmetimi i debatit bëhet sot në ora 14:00 në RTV Dukagjini, VOX TV, TVM2 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Të pranishëm në debat për Komunën e Tearcës janë kandidatët: Daut Emini nga Partia Demokratike Shqiptare dhe Nuhi Neziri nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Ndërsa Daut Memishi nga Lëvizja Besa dhe Nazim Taipi nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nuk kanë pranuar të përballen në këtë debat.

Në pjesën e dytë të debatit mund ta ndiqni debatin për Zhelinën ku të ftuar janë tre kandidatët për kryetar, Blerim Sejdiu nga Lëvizjes Besa, Fatmir Izairi nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Mahir Ziberi – Koaliacioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Kandidatët përballë gazetares Jeta Xharra do të diskutojnë për tema të ndryshme në interes të qytetarëve të Tearcës, duke filluar nga shëndetësia, arsimi, ujësjellësi, infrastruktura e mbrojtja e ambientit.