Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

"Debat pernime' me 3 kandidatët për kryetar të Podujevës - LIVE

Sonte, për herë të parë në një emision televiziv, tre kandidatët për kryetar të Podujevës do të jenë përballë Jeta Xharrës, ku do të shpalosin programin qeverisës për mandatin njëvjeçar.

Naim Fetahu nga PDK, Nexhmi Rudari nga LDK e Shpejtim Bulliqi nga LVV do të flasin për shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën, ambientin, qeverisjen e mirë e tema të tjera.

Cilat janë premtimet për menaxhimin e pandemisë COVID-19?

Kur do të hiqen deponitë ilegale në komunën e Podujevës?

A do të favorizohen kompanitë e caktuara për dhënien e tenderëve?

A pritet të depolitizohet arsimi?

Pse po shtrohen rrugët me asfalt edhe nëpër oborre të shtëpive?