Debati për Sigurinë Kibernetike. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Debat në KALLXO.com: Zafir Berisha dhe siguria kibernetike

Sonte në emisionin i cili transmetohet në orën 20:20, Koordinatori i ri Nacional për Sigurinë Kibernetike, Zafir Berisha, flet për jehonën që bëri në opinion emërimi i tij në këtë post nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Përballë Jeta Xharrës, Berisha do të jetë pjesë e panelit në këtë emision në të cilin marrin pjesë edhe Agim Kukaj nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, si dhe investitorët në Teknologjinë e Informacionit Edi Demaj dhe Ermal Sadiku.

Në debat, Berisha do të flasë për punën e tij si Koordinator ndërsa temë debati do të jetë edhe (pa)siguria kibernetike në Kosovë, investimet në fushën e teknologjisë informative dhe planet e qeverisë për këtë fushë.

Debati për Sigurinë Kibernetike. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com