Debat mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Ferat Shalës, deputetët e LVV-së lëshojnë mbledhjen (VIDEO)

Është ndërprerë mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike, në të cilën ishte duke u intervistuar, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë lëshuar mbledhjen pas një debati në mes deputetes, Mimoza Kusari-Lila dhe deputetit të PDK-së, Ferat Shala.

Debati nisi kur deputetja Kusari-Lila komentoi njërën nga pyetjet e Shalës ndaj ministrit Murati, duke e quajtur ‘pyetje spekulative’.

Në debat e sipër, Shala iu kthye deputetes Kusari-Lila, ‘ulu ku je aty’.

“Pyetje spekulative unë thash që ju jeni spekulant. Nuk pranoj as etiketime as urdhra nga asnjë. Kjo është e tepruar. Në momentin që do të ketë ofendime të deputetëve ne nuk do të marrim pjesë. Ofendimet nuk ia kam borxh askujt”, tha Mimoza Kusari Lila.