Mbledhja e Komisionit për Arsim, 15 shkurt 2022, Foto: KALLXO.com

Debat mes deputetëve Kokaj dhe Dumoshi për Akademinë e Shkencave

Anëtari i Komisionit për Arsim, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja kokaj para fillimit të mbledhjes tha se duhet nisur një nismë ligjore për Akademinë e Shkencave.

Deputeti kritikoi përbërjen e kësaj akademie.

“Me respekt të veçantë por unë mendoj se thash në mënyrë të veçantë ka burra edhe gra dhe burra të suksesshme, por janë një grup apatik të pasuksesshëm, jo të karakterit akademik dhe ka një numër të personave që kanë këtë cilësi, koka jonë e akademisë së shkencave nuk është në nivelin e duhur, mbi 70% e tyre janë nën nivelin që janë këtu pranë nesh”, tha ai.

Për këtë reagoi anëtarja e Komisionit nga LDK-ja, Vlora Dumoshi.

“Po çuditem me ju një Akademi  të shkencave e quani injoranta është e papranueshme, nismat ligjore janë të mirë por një grup njerëzish mi quajt injorantë është e papranueshme por nëse keni një synim personal sepse ashtu po shihet… akademia ajo është e jona”, ka shtuar ajo.

Në këtë mbledhje do të ketë raportim të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim lidhur me procesin e akreditimit për vitin 2021.