Debat mes Bajramit dhe Haxhiut për vjedhjen e 2.1 milionë eurove

Deputetja Hykmete Bajrami ka kërkuar nga ministrja e Drejtësisë që të autorizon prokurorinë që të merret me të dhe me avullimin e 2.1 milionë eurove.

Bajrami tha se tani e kanë krejt pushtetin në dorë dhe ka kërkuar që ta zbardhin këtë rast duke treguar që ajo është e pastër.

“Unë sot ju drejtohem mbështetësve të LVV-së dhe qytetarëve se Hykmete Bajrami jeton në Prishtinë dhe vjen sa herë të ka seanca dhe nuk fshihet asnjëherë. Ministria e Drejtësisë që tha dje se ka autorizuar për kapjen e drogës është mirë ministre me autorizua prokurorinë me u marr edhe me Hykmete Bajramin, unë qëndroj dhe jam ballë hapur dhe kështu që zbardheni këtë rast e mos u mundoni me ma mbyll gojën me 2.1 milionë edhe ju që e keni krejt pushtetin por mos provoni me ma mbyll gojën se jam e pastër”, tha Bajrami.

Ministrja e Drejtësisë iu është kundërpërgjigjur deklaratave të Bajramit duke kërkuar nga ajo që mos ta keqpërdor foltoren e Kuvendit dhe mos të shpif.

“E nderuar deputetja Hykmete Bajrami, Më vjen keq që s’jeni në dijeni. MD në asnjë rast e asnjë rrethanë nuk ka të drejtë të autorizoj prokurorinë të bëjë hetime. Ajo çka kam thënë unë MD autorizon autoritetet e tjera të huaja të bëjnë hetime. Uroj qe kjo është hera e fundit që e keqpërdor e shpif në foltoren e Kuvendit”, tha Haxhiu.