Debat i hapur në Podujevë: Shkeljet e evidentuara nga Auditori, sfidë për komunën

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka mbajtur debat të hapur mbi gjetjet e monitorimit dhe analizës së Auditorit për Komunën e Podujevës.

Shkeljet në prokurim, zbatimi jo i kënaqshëm i rekomandimeve të auditorit, punësimet e larta të personave me kontrata mbi vepër, ‘tenderomania’ dhe çështje të tjera u thanë të jenë disa problematikat e evidentuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në këtë komunë, në katër vitet e fundit.

Visar Prebreza, redaktor përgjegjës i Gazetës Jeta në Kosovë BIRN, duke prezantuar gjetjet e analizës, ka thënë se kanë identifikuar shkeljet më të shpeshta të komunës së Podujevës në sektorë të caktuar, ku mes tjerash ka shtuar se në prokurim ka pasur vazhdimisht parregullsi.

“Komuna ka pranuar një numër të madh të rekomandimeve, kemi edhe një nivel jo të kënaqsshëm të zabtimi të tyre, edhe pse duhet pranuar që edhe komunat tjera apo në nivel të institucioneve ka një zbatim më të ulët të rekomandimeve krahasuar me ministritë apo agjencitë e pavarura”, ka theksuar ai.

Prebreza ka shtuar, se megjithëse Komuna e Podujevës ka opinion të pamodifikuar, me theksim të çështjes, kanë munguar edhe raste të regjistrimit të pasurisë komunale.

“Një një objekt i hotelerisë është dhënë me qira, s’është regjistruar si pronë komunale, kjo nuk është përmirësuar”, ka thënë ai, duke shtuar se një çështje tjetër shqetësues ka qenë mosfinalizimi i projektit ‘Vrella’ për ujësjelles.

“Edhe pse ka 10 vjet që ka nisur ky projekt nuk është finalizuar. Nga kjo qytetarët privohen nga furnizimi i rregullt me ujë”, tha përfaqësuesi I BIRN-it.

Prebreza ndër të tjerash ka përmendur edhe shqetësimet se ka pasur një pjesë të madhe të kontratave me procedura të kufizuara dhe ndarjen e tenderëve të vegjël.

“Te rregullimi i shtratit të lumit ‘Llap’  është eliminuar një operator, për shkak të mungesës së referencave dhe është zgjedhur një tjetër. Këtu është shkelur ligji si dhe është për të ardhur keq. Duhet siguruar që projktet që nënshkruhen, duhet pasur kujdes në mënyrën se si realizohen”.

Sipas analizës, në këtë komunë, ka pasur çalime dhe sa i përket punësimeve.

“Sikurse komunat e tjera, ka punësime me kontarta mbi vepër, por edhe në konkurse për shkak të punësimit të personave të pakualifuar në pozita të caktuara.  Moskthimi i laptopëve është një çështje tjetër, pasi nuk janë kthyer ata nga asamblistët e kaluar. Gjithashtu ka edhe niel të ulët të hyrave vetanake”, ishin disa nga çështjet e tjera të paraqitura nga Visar Prebreza (BIRN).

Kurse, nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka theksuar se rrethanat me të cilat është ballafaquar institiucioni i tyre, kanë pamundësuar zbatimin e rekomandimeve të Auditorit.

“Shumë prej rekomandimeve janë realizuar pjesërisht, disa tërësisht, por duhet themi që një pjesë bukur e madhe e tyre nuk janë zbatuar, jo se ka munguar vullneti por rrethanat e kanë pamundësuar zabtimin e tyre”, tha nënkryetari.

Rudari ka kërkuar sqarime edhe për termin e tenderomanisë, përmendur nga përfaqësuesi i BIRN-it, pasi që sipas tij një fjalë e tillë nuk haset në raportet e Auditorit.

Nënkryetari komunal ka folur edhe për ngecjet e sa i përket pronave komunale.

“Në raporin 2018, është se në pasqyrat financiare nuk janë dhënë infomata për pronat komunale. Kjo është e vertetë pasi, për shkak të rrethnave nuk i kemi në menaxhim të plotë. Por këtë vit kemi bërë shumë punë që kjo të adresohet”, theksoi Rudari

Ndërkaq, zëvendësauditori i Përgjithshëm, Ilir Salihu ka thënë se takimet e tilla janë të rëndësishme pasi sipas tij, ka nivel jo të kënaqshëm të zbatimin të rekomandimeve.

“Niveli i përgjithsëm për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit në nivel të Kosovës ëhstë rreth 40 ëpr qind, ndërsa të komunat është diku rreth 10 për qind. Raportet e Auditrit synojnë të paraqësin gjendjen sa më të saktë të shpenzimit të parasë publike”, tha ai.

Salihu ka përmendur edhe disa nga gjetjet kryesore të Auditorit në Komunën e Podujevës, duke theksuar edhe problematikat në zbatim me të cilat ballafaqohet edhe niveli qendror i Kosovës.

Salihu ka shtuar se niveli i zabtimit të rekomandimeve mbetet i ulët.

“Ka efikasitet jo të kënaqshëm të mbledhjes së të hyrave. Edhe komuna ka obligime. Është shënuar një rritje në vitin e kaluar, obligimet e komunës ndaj operatorëve ekonomik. Të analizhen mirë rekomandimet, sapo komuna e merr raportin e ZKA-së, të shqyrtohen ato sepse janë në të mirë edhe të komunës, por edhe të qytetarëve”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, Visar Prebreza nga BIRN tha se termi ‘tenderomani’ nuk gjendet në raportet e ZKAsë, po se ka shkelje nga ana e institucionit përkatës, në fusha të ndryshme, përfshirë prokurimin.

Sa i përket moskthimit të laptopëve nga ana e ish-asamblistëve, është përgjigjur nënkryetari i komunës Nexhmi Rudari, duke thënë se kthimi i pajisjesve është drejt fundit.

“Komuna ka reaguar dhe pothuajse ka përfudnuar kthimi i laptopëve dhe atyre që janë në gjendje funksionale”, u shpreh  Rudari.

Katër vitet e fundit, Komuna e Podujevës ka bërë një varg shkeljesh të cilat i ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit.

Punësimi i personave me kontrata mbi vepër, dobësi sistematike në prokurim, mosimplementim i duhur i rekomandimeve, mungesa e dëshmive për dhënien e subvencioneve, punësimi i personave me kontrata mbi vepër, ishin vetëm disa nga gjetjet e Auditorit në këtë komunë për katër vjet

Telashet katër vjeçare të Podujevës me zbatimin e rekomandimeve

Auditori: Parregullsitë e Komunës së Podujevës në vitin 2018