Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Daut Haradinaj thotë se spitali i rajonit të Prishtinës do të ndërtohet në Llukar, në Kazermën e FSK-së

Pretendenti për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, nëpërmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, ka paralajmëruar se Prishtina nën udhëheqjen e tij, do ta ketë Spitalin Rajonal. Madje, ai ka treguar se tashmë e ka gjetur vendlokacionin se ku duhet ndërtuar Spitali, duke publikuar edhe foto satelitore të lagjes Llukar të Prishtinës, konkretisht të Kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës që ndodhet në atë zonë.

“Kosova në tërësi i ka 6 spitale rajonale, që shërbejnë për qytetarët e atyre rajoneve. Ndërsa Prishtina si kryeqytet me rreth gjysmë milioni banorë dhe 3 komunat përreth saj, nuk e kanë një të tillë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai po ashtu ka theksuar se është munduar të marrë opinione nga ekspertët të cilët kanë mbajtur përgjegjësi në institucionet shëndetësore duke nënvizuar se të gjithë janë “të njëzëri që Spitali Rajonal i Prishtinës të ndërtohet në Kazermën e FSK-së, në Llukar të Prishtinës”.

Haradinaj ka numëruar tri arsyet pse duhet të ndërtohet Spitali në Llukar.

“Tri arsyet kryesore pse në Llukar:

  1. Prona është lehtësisht e shfrytëzueshme;
  2. Klima dhe ajri i pastër që ka ajo hapësirë, e që janë faktorë kyç për shëndetin e njeriut;
  3. Unaza e Qytetit që pritet të ndërtohet, është shumë afër dhe lehtësisht e çasshme, i cili projekt i financohet nga IBRD.