Daut Haradinaj: Rexhep Selimi është mashtrues ordiner

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Daut Haradinaj e ka quajtur Rexhep Selimin, shefin e deputetëve të VV-së, mashtrues ordiner.

“I kam do miq këtu në sallë, që i kam njoftë për burra, por që janë mashtrues ordiner, si Rexhep Selimi, e kom ditë, por që je qekaq, bravo të koftë”, tha Daut Haradinaj.

Këtë deklaratë Haradinaj e tha, pasi që gjatë pauzës Haradinaj pretendon se nuk janë ftuar në takim edhe shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare.

“Daut, po të mungojnë 2 gjana momentalisht. E para është vetëdija se në çfarë situata është Kosova sot dhe e dyta, të mungon kultura e shprehjes”, tha Selimi ne repliken e tij.

Projektbuxheti për vitin 2020 është miratuar me 10 mars 2020 dhe është paraparë të jetë 2 miliardë e 357 milionë euro.

LIVE – Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për buxhetin 2020

Publiée par Kallxo.com sur Samedi 14 mars 2020