Daut Haradinaj pi cigare në Kuvend

Teksa po fliste deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në seancën e mocionit ndaj Qeverisë Kurti, deputeti Daut Haradinaj ka shfrytëzuar kohën që të pijë cigare brenda ambienteve të Kuvendit.

Në transmetimin live të seancës së Kuvendit të Kosovës, Haradinaj shihet duke pirë cigare mbrapa deputetit Berisha.

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën për mocionin e mosbesimit, e inicuar nga LDK-ja dhe e përkrahur nga partitë opozitare.

Seanca ka filluar që nga ora 11:00 dhe ende është duke vazhduar.