Daut Haradinaj komenton fotografinë e Ramush Haradinajt me të akuzuarin për fajde

Një nga figurat më të rëndësishme të AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar fotografinë e Ramush Haradinajt me Gjon Kqirajt, që është i akuzuar për fajde.

“Nëse është i akuzuar duhet me qenë para drejtësisë, nëse është në familje të veten, unë shkoj ia uroj Krishtlindjet. Ne jemi shqiptarë, i kemi disa tradita, s’mundemi me i kapërcy. Nëse ai ka problem me drejtësinë, ai duhet me qenë te vendi”, tha Haradinaj.

Sipas tij, asnjë parti politike në Kosovë nuk mund t’u shmanget situatave të tilla.

“Asnjë parti politike që pretendon me pasë parti parlamentare, nuk mundet me iu shamngë këtyre situatave në Kosovë. E kam pa z.Kuritn, z. Thaçi, zonjën Osmani. Mirë është me pasë kujdes për këtë. Unë i njoh familjen Kqiraj shumë mirë. Unë personalisht nuk e kam ditë që është i akuzuar për fajde”, tha ai.

“Kushdo që merret me fajde, duhet me dal para drejtësisë dhe me marrë hakun e merituar. Kush merr fajde dhe jep fajde kanë me u përballë me drejtësinë. Fajdja edhe me fe edhe me ligj është e ndaluar. Edhe nëse ta bën një zgjidhje të momentit, ajo ta merr jetën. Jam hapur kundër. Është i pafytyrë ai që merret me fajde dhe drejtësia duhet me u marrë me këtë. Po dëgjoj që edhe policia po merren me këso tema”, tha Haradinaj.

Ramush Haradinaj fshiu fotografinë ku shihej i akuzuari për fajde