Daut Haradinaj kërkon falje që piu duhan në Kuvend

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, e ka qujtuar “pakujdesi” pirjen e cigares në hapësirën brenda Kuvendit të Kosovës, pak minuta më parë.

Haradinaj ka shtuar se në atë hapësirë e ndezin cigaren duhanpirësit në Kuvend.

Megjithatë, ai kërkoi falje.

“E di që është shprehi e keqe pirja e duhanit, por aty është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend. Megjithatë, është pakujdesi e imja dhe kërkoj falje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Teksa po fliste deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në seancën e mocionit ndaj Qeverisë Kurti, deputeti Daut Haradinaj ka shfrytëzuar kohën që të pijë cigare brenda ambienteve të Kuvendit.

Në transmetimin live të seancës së Kuvendit të Kosovës, Haradinaj shihet duke pirë cigare mbrapa deputetit Berisha.

Daut Haradinaj pi cigare në Kuvend