Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Daut Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e asamblistit të Prishtinës

Ish kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka hequr dorë nga ulësja e tij në asamblenë e Kuvendit Komunal. Vendin e tij pritet ta zë Taulant Maxharraj.

Përmes një shkrimi në rrjetin Facebook, Haradinaj tha se, në garë për qytetin ka hyrë për të bërë ndryshim.

Haradinaj tutje thekson se nuk kanë hyrë në garë për pazare e kalkulime.

Kjo është dorëheqja e dytë e Daut Haradinajt këtë vit. Ai kishte dhënë dorëheqje edhe nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës, pasi kishte vendosur t’i hyjë garës për kryetar të kryeqytetit.

Daut Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e deputetit