Daut Haradinaj: Jam ushtar i Albin Kurtit në mbrojtje të territorit

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj i ka reaguar kryeministrit Kurti, i cili ironizoi me AAK në lidhje me votat për demarkacionin me Malin e Zi.

“Kryeministër, mos më fyej. Mundesh me qenë ma orator, por jam ma i zoti se ti 100 herë për ketë vend. Mundesh me iu zgërdhi Bërnabiqit, mundesh me mashtru popullin, mundesh me pasë gjysmën e partisë ShIK e me sha PDK-në”, tha Haradinanj.

Megjithatë, Haradinaj tha se është ushtar i Albin Kurtit në mbrojtjen e territorit të Kosovës.

“Çdo kush që i del në mbrojtje të territorit, në çdo pëllëmbë, më ka te këmbët. Jam ushtar i Albin Kurtit, jam 100% në mbrojtje të integritetit territorial kundër çdokujt që dëshiron me prek territorin, kundër Hashim Thaçit dhe çdo dreq Hashim Thaçi tjetër”, tha tutje Haradinaj.

“Sen nuk i kam dhanë, çka jam i gatshëm me i dhanë këtij vendi”, shtoi ai.

 

LIVE – Seanca për mocionin ndaj Qeverisë Kurti

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 25 mars 2020