Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Daut Haradinaj ia huqi kur tha se Kosova i ka 6 spitale rajonale

Pretendenti për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në një postim në facebook ka shkruar për planet e tij për ndërtimin e spitalit rajonal të Prishtinës.

Ai mes të tjerash në shkrim ka shkruar se Kosova ka gjashtë spitale rajonale, por që në fakt, janë shtatë spitale rajonale në nivel vendi. Spitali Rajonal i Mitrovicës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilan, Ferizaj dhe ai në Vushtrri.

“Kosova në tërësi i ka 6 spitale rajonale, që shërbejnë për qytetarët e atyre rajoneve. Ndërsa Prishtina si kryeqytet me rreth gjysmë milioni banorë dhe 3 komunat përreth saj, nuk e kanë një të tillë”, ka shkruar Haradinaj.