Daut Haradinaj: E kemi ditur që Thaçi do të ftohet nga Specialja

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, në “Kallxo Pernime” tha se është ditur që Hashim Thaçi do të ftohet nga Gjykata Speciale por nuk kanë pritur që aktakuzat të ngriten kaq herët.

Sipas tij, kjo është ditur për shkak se titullari i raportit të Dick Martyt.

“Është pritur për rastin z. Thaçi. Nuk mundemi me u sjellë sikur s’e kemi ditë. E kemi ditë që Gjykata Speciale nuk rri duarkryq, aq më tepër kur vet raporti i Dick Martyt kryetitullar e ka pasur z. Thaçi. Mirëpo ne nuk kemi menduar se do të vijë kaq shpejtë deri te aktakuza, kështu që e kemi nominuar, duke besuar që edhe marsi është koha kur përfundon mandati i presidentit”, tha Haradinaj në “Kallxo Pernime”.