Ilustrim

Dasmat dhe ahengjet janë ndaluar me masat e reja, por kosovarër nuk i ndalin gjuajtjet me armë

 

Policia e Kosovës (PK) njofton se gjatë 24 orëve janë konfiskuar nëntë armë pa leje.

Në Prishtinë, sipas Policisë janë arrestuar dy persona pasi kanë shtënë në aheng familjar.

Me vendim të prokurorit të dy rastet janë duke u ndjekur në procedurë të rregullt.

Në katër vende tjera si në Suharekë, Malishevë, Mitrovicë dhe Vushtrri është raportuar se janë konfiskuar armë ku të dyshuarit kanë shtënë në ahengje familjare.

Ndërsa një rast tjetër ka ndodhur në Fushë Kosovë në fshatin Bresje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz me 73 fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në Ferizaj, Policia njofton se një personit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera.

Ndërsa në fshatin Kuqishtë të Pejës, është arrestuar një person pasi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 25 gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë”, njofton Policia.