Dashuri në kohën e COVID-19

Rezulton që distancimi shoqëror – qëndrimi në shtëpi, madje edhe mbyllja në shtëpi – nuk mund të ndalojë dashurinë.

Merrni rastin e 28 vjeçarit Jeremy Cohen, djalit nga Brooklyn që u dashurua në një vajzë që pa nga dritarja e shtëpisë së tij, duke vallëzuar në çatinë e banesës së saj, raporton CBS News.

Çfarë pa ai tek ajo? Ai mezi mund ta shihte atë.

“Pashë që rrezatonte dritë”, tha Jeremy. “Ajo ishte lumturia në një kohë të errët. Kështu që unë dola në ballkonin tim dhe e përshëndeta me dorë. Edhe ajo ma ktheu përshëndetjen. E ndjeva një lidhje.”

Tori Cignarella, Foto: CBS News

Por nuk kishte asgjë që ai mund të bënte në lidhje me të. Vetëm në qoftë se nuk keni një dron dhe guxim për t’ia dërguar numrin e telefonit tuaj një të panjohure. Tori Cignarella, 23 vjeç, i shkroi mesazh Jeremy menjëherë pasi ai ia dërgoi numrin.

“Kështu që unë e pyeta nëse do të dalë për darkë me mua”, tha Jeremy.

Sigurisht, Tori nuk mund të shkonte te Jeremy, kështu që ajo u ul në tavolinën e saj mbi çati kurse ai u ul në një tavolinë në ballkonin e shtëpisë së tij prej nga mund ta shihte Torin.

Jeremy Cohen, Foto: CBC News

“Po dukesh bukur”, bërtiti Jeremy.

Ata madje ngrenë dolli në FaceTime.

“Dukej si një takim i vërtetë, edhe pse ishim në FaceTime”, tha Tori.

“Dhe takimi zgjati derisa telefonit të Torit iu harxhua bateria”, tha Jeremy.

Për takimin e tyre të dytë, çifti shkoi për një shëtitje, duke përdorur një flluskë gjigante të cilën Jeremy e kishte blerë në eBay. Tori ishte prekur nga gjesti i Jeremy.

Ndoshta më pas Jeremy mund ta dërgojë me dron furçën e dhëmbëve në banesën e saj. Dua të them, pse jo? Ajo tashmë është takuar me nënën e tij.

Takimi në distancë sociale

“E kam parë nënën tënde”, tha Tori.

“Jo!”, tha Jeremy.

“Ajo është shumë e mirë!”, tha Tori.

“Pse nuk do të më tregonte ?!”, tha Jeremy.

Është e vështirë të ruash një marrëdhënie të gjatë në distancë, edhe nëse është vetëm përtej rrugës.