Dashamir Bërxulli votohet për dekan në Fakultetin Filozofik

Profesori Dashamir Bërxulli është votuar  për dekan në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës.

Në zgjidhjet e mbajtura për përfaqësues të përkohshëm të dekanëve në Senat si dhe dekanë, Bërxulli është votur për udhëhequr në këtë fakultet për mandatin katër vjeçar.

Studimet për doktoratur i ka përfunduar në Ludwig Maximilians Universität, Gjermani  ndërsa në South West University ‘Neofit Rilsky’, Bullgari, studime 5 vjeçare të integruara.

Nga viti 2003 deri para se të zgjedhje dekan, Bërxulli ka qenë Profesor në Departamenti i Psikologjisë, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës dhe departamentet e tjera të këtij fakulteti.

Ai gjithashtu ka ligjëruar në disa nga Universitetet private në Kosovë, Universitetin e Shkencave të Aplikuara Upper Austria, në Austri dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Regensburg, Gjermani.

Ndrësa në cilësinë e Zëvendës dekanit për “Mësim dhe  Çështje të Studentëve” në Fakultetin Filozofik ka qenë nga viti 2012 deri në vitin 2018.

Dashamir Bërxulli kishte kërkuar falje publike për gjuhën diskriminuese, e cila ishte përdorur në librat në të cilët ishte bashkautor.

Bërxulli ka qenë anëtar i Grupit Punues për hartimin e Rregullores për mobilitet shkencor dhe akademik të Universitetit të Prishtinës, anëtar i Komisionit të Senatit të UP-së për hartimin e Rregullores së punës së Senatit për procedurat e zgjedhjes dhe avancimeve akademike në Universitetin e Prishtinës, ekspert, pjesë e ekipit të Departamentit të Psikologjisë për përpilimin e testit për matjen e aftësive të përgjithshme të aplikantëve për pranim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës.

Ai vazhdon të jetë anëtar, NARIC Kosova dhe Kryetar i Bordit të Fondacionit Together Kosova.