Darka në Ditën e Flamurit të Ashkalinjëve në Ferizaj që kushtoi plotë 1,800 euro

Ushqim i Kombinuar, Birra Peja, e Birra Shkupi ishin vetëm disa nga ushqimet e pijet e servuara më 16 shkurt 2019 në njërin nga restaurantët në Ferizaj, në ditën e Flamurit të Ashkalinjëve në Komunën e Ferizajt.

Në faturën e siguruar nga KALLXO.com kuptojmë se në këtë darkë 1,400 euro, Zyra për Komunitete dhe Kthim ka paguar vetëm për mish të kombinuar, 132 euro për Birra Peja si dhe 158 euro për Birra Shkupi pjesa tjetër e shpenzimeve është harxhuar për pije tjera.

KALLXO.com në lidhje me këto shpenzime ka kontaktuar Komunën e Ferizaj, për të pyetur se sa persona kanë qenë në këtë darkë, por komuna nuk ka dhënë detaje.

“Aktiviteti për të cilin dëshmon fatura për të cilën po pyesni, ka të bëj me shënimin e Ditës së Flamurit Ashkanli dhe është shpenzim i kryer nga Zyra për Komunitete dhe Kthim”, thuhet në përgjigjen e komunës.

KALLXO.com edhe më parë pati raportuar për shpenzimet në dreka dhe darka të komunës së Ferizaj për drejtorin e shëndetësisë dhe atë të arsimit.

Pritja e mysafirëve, Drejtoria e Shëndetësisë në Ferizaj harxhoi në një takim rreth 300 euro