Dardan Molliqaj - PSD

Dardan Molliqaj zgjidhet kryetar i PSD-së

Dardan Molliqaj është zgjedhur kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD).

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e PSD-së Natyra Kuçci.

Molliqaj është zgjedhur kryetari i ri i partisë me 83% të votave.

Kuçi para gazetarëve tha se në kuvendin zgjedhor të partisë u propozuan 5 kandidatë dhe se vetëm Dardan Molliqaj e pranoi kandidaturën.

“PSD-ja propozoi 5 anëtarë për kryetar. Votimi u bë me votë të mbyllur. 83 për qind të votave ishin pro Dardan Molliqajt”, ka thënë ajo.

Zgjedhja e Dardan Molliqajt në krye të PSD-së, erdhi pasi Shpend Ahmeti dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Ahmeti sot bëri të ditur se ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të gjitha strukturat udhëheqëse të partisë, duke filluar nga kryetari.

Shpend Ahmeti përmes një publikimi në Facebook ka shtuar se kjo i mundëson të reflektojnë dhe të marrin përgjegjësi për humbjen në zgjedhje nacionale të 6 tetorit.

Ai mes tjerash njoftoi se ka vendosur që të mos kandidojë për asnjë pozitë në parti.

“E para si marrje e përgjegjësisë për rezultatin zgjedhor, por arsyeja kryesore është angazhimi kryesor dhe i vetëm i imi në Komunën e Prishtinës”, ka shkruar kryetari i PSD-së.

Shpend Ahmeti jep dorëheqje nga kryetari i PSD-së

Në zgjedhjet e 6 tetorit, PSD-ja kishte garuar në një listë të përbashkët me AAK-në e Ramush Haradinajt. Sipas rezultateve të KQZ-së, PSD ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.