Dardan Molliqaj në protestën e veteranëve edhe pse ka urdhër-arrest të lëshuar ndaj tij

Kryetari i Partisë Socialdemokrate PSD, Dardan Molliqaj, i është bashkuar protestës së organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse ndaj tij është lëshuar urdhër-arrest.

Molliqaj tha se shpreson në fitore të veteranëve.

“Protesta e veteranëve është reagim për padrejtësinë që po u bëhet veteranëve nga Kuvendi dhe Qeveria. Është e pa drejtë që po i maltretojnë, po i stigmatizojnë dhe po i luftojnë. Protesta po është çdo ditë e më e fuqishme besoj në fitoren e veteranëve besoj në fitoren e veteranëve sepse është e drejtë e tyre”, tha Molliqaj.

Ai e quajti provokim prezencën e policisë pare institucioneve.

“Qeveria Kurti 1 i ka heq rrethojat për me lonë hapësirën për qytetarët. Me i heq rrethojat edhe me vendos policinë kjo është provokim”, tha ai.

Gjatë ditës së djeshme është lëshuar urdhër arresti për Dardan Molliqaj.

KALLXO.com, ka raportuar se dje kishte dështuar të mbahet seanca, ndaj të akuzuarve Dardan Molliqaj dhe Fatos Sahiti.

Të njëjtit akuzohen për sulm fizik ndaj Haki Abazit.

Sulmi ndaj Haki Abazit, lëshohet urdhër arrest për Dardan Molliqajn