Dardan Molliqaj kundërshton orën policore të vendosur nga Qeveria e Albin Kurtit

Partia Socialdemokrate (PSD) është duke mbajtur një aksion simbolik para ndertesës së Qeverisë së Kosovës.

Shkak i aksionit, sipas kreut të PSD-së Dardan Molliqaj, është vendimi i Qeverisë për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve pas orës 22:00, në kuadër të masave anti- COVID-19 që kanë hyrë sot në fuqi.

Ky aksion u mbajt pikërisht në kohën ka filluar ora policore.

“Jemi këtu për të treguar qëndrimin e PSD-së për menaxhimin e pandemisë. Nuk jemi kundër masave në terësi, sepse jemi të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë. Pra, një prej masave që kundërshtojmë është ora policore. Siç e dini, kjo orë policore është vendosur shabllon se Qeveria Kurti nuk ka menduar më gjatë për ndonjë masë që është më adukate. Ajo që besojmë ne është se paradigma e kësaj është diciplinimi. Kjo të çon drejt një pushteti autoritar, po edhe drejt një botëkuptimi se qytetari është turmë dhe se turma duhet të kontrollohet nga lart”, tha mes tjerash Molliqaj.

Në ndërtesën e Qeverisë është vendosur edhe një grafik që mban edhe mbishkrimin “Dr. Hipokriti”.