Dardan Molliqaj i shkon në zyre kryetarit të bordit të ZRrE-së - VIDEO

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të këtij subjekti janë ballafaquar me kryetarin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu brenda zyrave të këtij institucioni pas vendosjes së tarifave të reja.

Molliqaj ka akuzuar Ymerin se kanë rritur çmimin e energjisë elektrike pa publikuar vendimin.

“Sa është rritja deri në 800 kilovatë? Unë po lypi dorëheqje. Pse keni gënjy?”, ka thënë ai.

Ndërkaq njëri nga anëtarët e PSD-së ka thënë se nuk do të dalin nga objekti pa e marrë raportin e energjisë.

Brenda këtij objekti aktivistë të PSD-së kanë lëshur zhurma të të ndryshme.

 

ZRrE vendos për tarifat e reja