I dyshuari për vrasjen e 18 veçares në Ferizaj, Dardan Krivaça
Dardan Krivaqa me 9 dënime të formës së prerë
Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, sipas evidencave të Gjykatës Themelore të Ferizajt ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë plotë 9 herë.
Veprat për të cilat ai është dënuar janë kryesisht vjedhje e rëndë dhe lëndime trupore.
Gjykata Themelore në Ferizaj, lidhur me deklarimet e publikuara në media se ndaj të dyshuarit kryesor Dardan Krivaqa, për vrasjen e 18 vjeçares, janë 136 raste penale, ka njoftuar se ndaj të pandehuri Dardan Krivaqa sipas regjistrit elektronik të lëndëve ka të evidentuara gjithsej dhjetë lëndë, prej tyre nëntë të përfunduara, ndërsa vetëm një është të papërfunduar.
Gjykata ka bërë të ditur se nga verifikimi i regjistrit elektronik të lëndëve SMIL i pandehuri Dardan Krivaqa, është gjykuar me vendime të formës së prerë për veprat penale si vijon:
Sipas njoftimit të Gjykatës, më 05.02.2021, është gjykuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej 180 ditëve, i cili vendim ka marr formën e prerë më 24.03.2021.
Më 03.11.2020 për veprën penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy vjet, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në kohën prej dy vjet nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale, i cili vendim ka marr formën e prerë më 15.01.2021.
Më 04.08.2020 për veprën penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë në vazhdim i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë muaj, i cili vendim ka marr formën e prerë 18.05.2021.
Tutje gjykata ka bërë të ditur se si lëndë të përfunduara ndaj Dardan Krivaqës si i mitur, janë të përfunduara nga gjykata 6 lëndë:
Më 08.10.2014, për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë, sipas propozimit për shqiptimi e masës edukative, ndaj të njëjtit është pushuar procedura penale për shkak se të miturit Dardan Krivaqa (tani madhor) i është shqiptuar dënim me burgim si madhor nga Gjykata Themelore në Gjilan.
Më 07.06.2010 për shkak të veprës penale detyrimi dhe veprës penale kanosje për të cilën i është shqiptuar masa edukuese – dërgimi në institucionin edukativo korrektues për të mitur në kohëzgjatje prej një viti, i cili vendim ka marr formën e prerë më 21.12.2010.
Më 14.01.2010 për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë, për të cilin masa edukative e dërgimit në institucionin edukativo korrektues sipas vendimit të datë 16.04.2008 i zëvendësohet me urdhërim për punë në dobi të përgjithshme.
Më 09.06.2008 për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë, për të cilën i është shqiptuar masa edukative, dërgimi në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, i cili vendim ka marr formën e prerë më 24.02.2009.
Më 08.02.2008 për shkak të veprës penale vjedhje e rënd, për të cilën i është caktuar masa edukuese – mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit në kohëzgjatje prej dy vjet, i cili vendim ka marr formën e prerë më 09.04.2008.
Më 28.01.2008 për shkak të veprës penale vjedhje e rënd, për të cilën i është shqiptuar masa e dërgimit në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej dy vjet, i cili vendim ka marr formën e prerë më 18.02.2008.
Tutje gjykata ka njoftuar se i pandehuri Dardan Krivaqa, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, lëndë të papërfunduar ka të evidentuar vetëm një rast dhe atë për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje grabitja, sipas aktakuzës së Prokuroria Themelore në Ferizaj të datë 09.12.2014.
“Gjykata më 18.02.2015 ka caktuar dhe mbajtur seancën për shqyrtim fillestar, në të cilin të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm. Gjykata ka caktuar shqyrtimet gjyqësor në këtë çështje penale, në këto data: më 23.09.2015; 09.02.2016; 09.11.2016; 01.07.2019; 15.10.2020, si dhe janë ndërmarr veprime të shumta procedurale” përfundon njoftimin e sajë Gjykata e Ferizajt.