Dardan Krivaqa heshtë para policisë

Dardan Krivaqa i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares M.O. ka vendosur të mbrohet në heshtje, merr vesh KALLXO.com nga burime brenda Policisë së Kosovës.

Në lidhje me këtë rast KALLXO.com është mundur të flas me avokatin e Dardan Krivaqës, Admir Salihu, por ky i fundit është shprehur se nuk ka autorizim nga pala e tij që të flas për media.

Policia e Kosovës ka arrestuar sot gjatë ditës, Dardan Krivaqa në fshatin Sojevë të Ferizajt.

I dyshuari që nga dita e diele ka qenë ia arratisur dhe i kërkuar nga Policia e Kosovës.

Ndërsa i dyshuari tjetër A.S. është arrestuar të dielën në mbrëmje.

Të dielën një vajzë 18 vjeçare ishte dërguar pa shenja jetë në emergjencën e spitalit të Ferizajt.

Policia e Kosovës kishte njoftuar se ajo ishte dërguar në spitalin nga dy persona, të cilët u identifikuan pas disa orësh.

Një natë më parë, dhuna kishte filluar ndaj viktimës. Motivet sipas prokurorisë ishin xhelozie.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më 22 gusht 2021, rreth orës 15:00, në rrugën “Ramdan Rexhepi”, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta e keqtrajtuar viktimën”, thuhet mes tjerash në arsyetimin e kërkesës për paraburgim.

Dosja e prokurorisë së 18 vjeçares thotë tutje se ajo u keqtrajtua dy ditë deri në vdekje.

PAMJE – Momenti kur Dardan Krivaqa sillet me pranga në stacionin e Policisë