Danimarka, shteti që ka kryer më shumë vaksinime në grupmoshën 12-15 vjeç

Në disa shtete evropiane krahas vaksinimit të moshave të rritura po vijohet edhe me vaksinimin e fëmijëve të grupmoshës 12-15 vjeç.

Agjencia Evropiane e Barnave në muajin maj aprovoi përdorimin e vaksinës Pfizer për këtë grupmoshë.

Por, shqetësimet janë shtuar për rastet e miokarditit pas administrimit të vaksinave. Pavarësisht se vaksinat janë miratuar për fëmijët 12-18 vjeç, jo të gjitha qeveritë e BE-së apo agjencitë shëndetësore kanë ndjekur shembullin e saj.

Përqindja e grupmoshës 12-18 vjeç që kanë marrë të paktën një dozë:

Danimarka 58.2%, Franca 56% ,Spanja 55.4 %, Itali 49.86 %, Poloni 29.89%.

Të gjithë adoleshentët e moshës 16 -17vjeç në Angli kanë filluar të vaksinohen nga 23 gushti, ndërsa fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç të cilët janë klinikisht të prekshëm nga COVID-19 ose jetojnë me të rriturit të cilët janë në rrezik janë ftuar të imunizohen në javët e ardhshme.

Por, Komiteti për Vaksinimin dhe Imunizimin rekomandon qe të mos vaksinohen fëmijët e shëndetshëm të moshës 12-15 vjeç.

Qëllimi i Italisë është të vaksinojë shumicën e adoleshentëve para se të kthehen në shkollë. Aktualisht, 49.86 për qind kanë marrë një dozë dhe 28.39 për qind janë plotësisht të vaksinuar, raporton euroneës.al.

Në Gjermani Fillimisht vaksinat u rekomanduan vetëm për fëmijët me kushte specifike shëndetësore, por në vazhdën e përhapjes së variantit Delta, më 16 gusht u vendos që të vaksinoheshin të gjithë fëmijët mbi 12 vjeç.

Ka pasur shqetësime për miokarditin, inflamacionin shumë të rrallë të muskujve të zemrës të vërejtur në lidhje me vaksinimin, veçanërisht tek te rinjtë djem të vaksinuar. Sidoqoftë, autoritetet thanë se shumica e këtyre rasteve u trajtuan me sukses.

Franca ishte një nga vendet e para që nisi vaksina për mbi 12 vjeçarët. Më shumë se 56 për qind e fëmijëve 12-17 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa 32.4 për qind janë plotësisht të vaksinuar. Nga fundi i shtatorit, për nën 18 vjeç do të kërkohet të përdorin kartën shëndetësore franceze.

Sipas raportit të fundit shëndetësor të Ministrisë Spanjolle të Shëndetësisë nga 20 gushti, 55.4 përqind e 3.9 milionëve të moshës 12 deri në 19 vjeç në Spanjë kanë marrë tashmë dozën e parë.

Qeveria daneze zbërthen statistikat e saj ndryshe, duke mbledhur të dhëna për një grupmoshë më të madhe 10-19 vjeç. Në këtë grup, rreth 58.2 përqind kanë marrë dozën e parë dhe 43.6 përqind janë plotësisht të vaksinuar.

Zvicra miratoi vaksinën Pfizer për fëmijët mbi 12 vjeç në fillim të qershorit. Sipas shifrave të fundit 17.9 përqind kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID -19.

Suedia filloi rezervimet për të miturit në gusht.

Në grupmoshen 12-15 vjec vaksinohen vetëm ata me kushte speciale shëndetësore dhe ata që jetojnë në një grup te riskuar.

SHBA, Kanadaja, Brazili janë të tjera shtete ku vijon vaksinimi i kësaj grupmoshe. /RTK/