Danimarka bëhet vendi i parë në Evropë që refuzon vaksinën 'AstraZeneca'

Danimarka është shteti i parë në Evropë i cili ka refuzuar vaksinën anticovid ‘AstraZeneca”.

Vendimi u mor për shkak të lidhjes së vaksinës me raste shumë të rralla të mpiksjes së gjakut, tha agjencia shëndetësore e vendit, transmeton Euronews.

Søren Brostrøm, drejtori i agjencisë tha pavarësisht se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave favorizojnë përdorimin e ‘AstraZeneca’, fushata e vaksinave të Danimarkës do të vazhdojë pa të.

Më 28 mars në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë arriti kontingjenti i parë me 24 mijë vaksina ‘AstraZenca’, vaksinë kundër coronavirusit, donacion për Kosovën nga COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Mbi 10 mijë qytetarë janë vaksinuar deri më tani me ‘AstraZeneca’