Gjatë kësaj jave numërohen votat me kusht dhe publikohen rezultatet përfundimtare - Foto: KALLXO.com

Dallime të mëdha në votat e kandidatëve të LDK-së në Junik

Rinumërimi në shkollën “Edmond Hoxha” në Junik, nuk i solli fat kandidates së LDK-së, Shqipe Ramaj e cila nga 81 vota sa kishte në fillim mbeti vetëm me dy vota.

E një fat i tillë e përcolli edhe kandidatin Brahim Selimaj i cili nga 33 vota sa kishte në fillim, pas rinumërimit mori vetëm 3 vota.

Emri dhe Mbiemri Numërim Rinumërim
Florije Besholli 00 01
Shqipe Ramaj 81 02
Faton Peci 01 02
Brahim Selimaj 33 03

 

Ndërsa  në total 19 kandidatëve të partive politike që ishin në garë iu ndryshua numri i votave pas rinumërimit.

Në qendrën e votimit 31016/01R nuk pati ndryshim të votave pas rinumërimit, 318 ishin në fillim dhe në fund.

Më së shumti ndryshime pësuan votat e kandidateve të koalicionit AAK-PSD 100 përqind Kosovë.

11 kandidatëve të këtij koalicioni i ndryshoi numri i votave edhe pse jo me ndonjë rezultat të dukshëm, ata humbën ose fituan ndonjë votë.

Kandidatit nga PSD, Dukagjin Goranit, rinumërimi ia zbriti një votë, ndërsa kandidatit Daut Haradinaj rinumërimit ia shtoi një votë.

 

Emri dhe Mbiemri Numërim Rinumërim
Dukagjin Gorani 02 01
Ilirjane Gafurri 10 11
Daut Haradinaj 93 94
Fisnik Ismajli 06 05
Gazmend Syla 17 18
Dervish Tahiri 39 42
Fatmir Shurdhaj 04 07
Time Kadrijaj 41 40
Natyra Kuçi 18 17
Rrustem Berisha 34 37
Luljeta Berisha 01 02

 

Rinumërimi nuk pati efekt të dukshëm as te votat e kandidateve të PDK-së, vetëm dy kandidatëve për deputetë të kësaj partie i ndryshoi rezultati pas rinumërimit në këtë qendër.

Kandidatit Bekim Haxhiu, rinumërimi ia humbi dy vota, përderisa kandidates Sabiha Shala rinumërim poashtu ia humbi të katër votat që i kishte.

Emri dhe Mbiemri Numërim Rinumërim
Bekim Haxhiu 03 01
Sabiha Shala 04 00

 

Koalicioni Nisma-AKR-PD, është duke u përballur me rrezikun që të mos e kaloj pragun zgjedhor, për çka ata vazhdimisht kanë kërkuar rinumërimin e votave në nivel vendi, mirëpo rinumërimi i bërë në këtë qendër të votimit në Junik nuk ia ka shtuar apo hequr asnjë votë.

Ky koalicion në këtë qendër mori vetëm 7 vota.

Ndërsa te Lëvizja Vetëvendosje, rinumërimi në shkollën “Edmond Hoxha” në Junik ia uli për 9 vota rezultatin, kandidatit për kryeministër, Albin Kurti.

Nga 29 vota që kishte në numërim, pas rinumërimit ky numër ra në 20.

Emri dhe Mbiemri Numërim Rinumërim
Albin Kurti 29 20