Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dallim shumë i vogël në Podujevë mes Ekrem Hysenit të LDK-së dhe Shpejtim Bulliqit të LVV-së (DOKUMENT)

Nga rreth 34 mijë vota që morën dytë bashkë në zgjedhjet për kryetar komune në Podujevë, janë vetëm 18 vota diferencë , mes kandidatit të LDK-së Ekrem Hyseni dhe kandidatit të LVV-së, Shpejtim Bulliqit.

Të dy këta do ballafaqohen në balotazh më 14 nëntor.

Kështu tregojnë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara sot nga KQZ-ja, për raundin e parë të zgjehdjeve që janë mbajtur me 17 tetor.

Kandidati i LDK-së Ekrem Hyseni ka marrë 16 mijë e 925 vota apo 44,20 për qind, kurse Shpejtim Bulliqi nga LVV-ja ka siguruar 16 mijë e 907 vota apo 44,16 për qind.

Rezultatet përundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit mund t’i gjeni KËTU.

Burimi: KQZ