Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dalin rezultatet për Drejtorë të nëntë Klinikave në SHSKUK

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Unversitar i Kosovës (SHSKUK) ka publikuar rezultatet për nëntë Drejtorë të Klinikave në këtë institucion.

Në Klinikën e Oftalmologjisë (Syve), kandidati më i poentuar është Ardian Shabani, si dhe në Klinikën e Nefrologjisë, Mimoza Berbatovci Ukimeraj, të cilët do të mbajnë pozitën e Drejtorit në këto Klinika.

Në Kirurgjinë Vaskulare me gjithsej 92 pikë është përzgjedhur Drejtor: Hajriz Rudari.

Në Institutin e Psikiatrisë Forenzike është zgjedhur Arsim Gashi, ndërsa në Klinikën e Kardiologjisë: Faik Shatri.

Në Klinikën e Neonatologjisë pozitën e Drejtorit do ta mbajë Luan Morina, në Kirurgjinë e Fëmijëve, Sejdi Statovci dhe në Urologji, Bujar Frangu.

Pozitën e Drejtoreshës së Mikrobiologjisë Klinike do ta ketë Afërdita Alaj.

Më 22.11.2024, SHSKUK kishte hapur Konkurs për Drejtorë të Klinikave në këtë institucion. Konkursi ishte për Drejtorë të 12 Klinikave.