Dalin rezultatet nga testimet për COVID-19 në 24 orët e fundit

145 persona kanë rezultuar pozitiv nga testimet e realizuara në 24 orët e fundit në Kosovë.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se janë testuar 451 mostra.

Nga rezultatet e sotme bëhet e ditur se 9 persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur, ndërsa 144 persona janë shëruar.