COVID-19 Ilustrimi- Naser Fejza

Dalin rezultatet nga 574 testime për COVID-19

Edhe sot në Kosovë ka më shumë të shëruar se të infektuar me COVID-19.

Në konferencë, Drejtori i IKShPK, Naser Ramadani ka njoftuar se sot janë regjistruar 55 raste të reja dhe numri i rasteve të reja është dukshëm në ulje.

“Gjatë 24 të fundit janë 574 mostra të marra nga ShSKUK 55 raste kanë rezultuar pozitiv, katër raste të vdekurve, 150 pacientë të shëruar”, është shprehur ai.

Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes.