COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Dalin rezultatet nga 1565 testime për COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 639 raste pozitive me COVID-19. Në 24 orëshin e fundit janë shënuar edhe 14 vdekje nga COVID-19.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, 480 janë shëruar ndërsa janë realizuar 1565 testime.

Ky është njoftimi i plotë:

Numri total i rasteve pozitive është 38.431 dhe  989 raste të vdekjes, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.688.