COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Dalin rezultatet nga 1,375 mostra për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga gjithsej 1.375 mostra të marra prej të cilëve rezultojnë 521 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (81,75 vjeç), Prishtinë 2 raste (83,58 vjeç), Viti 2 raste (77, 77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Junik 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç).

Kurse, rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 285 raste, Pejë 36 raste, Fushë-Kosovë 25 raste,  Gjilan 25 raste, Gjakovë 21 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Kamenicë 11 raste, Prizren 10 raste, Deçan 8 raste, Istog 8 raste, Drenas 7 raste, Suharekë 7 raste, Viti 7 raste,  Klinë 6 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Lipjan 3 raste, Vushtrri 2 raste, Obiliq 2 raste, Kaçanik 2 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Shtime dhe Novobërdë.

Numri total i rasteve pozitive është 40.117 raste nga 145.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.026 raste të vdekjes.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes.

Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar. Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.