Ilustrim

Rezultatet për tri testet për coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), përmes një komunikate ka bërë të ditur se analizat e të dyshuarve të sotëm për virusin COVID – 19, i njohur si coronavirus, kanë dalë negative dhe si rrjedhojë në Kosovë nuk ka një virus të tillë.

IKSHP-ja ka njoftuar se në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare janë testuar gjithsej 17 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme më 26 shkurt 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për 6 raste të dyshimta në COVID-19. Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morrën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influencë A dhe B. Me datë 26.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 6 pacientë në virusin SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B dhe kanë rezultuar negative në të tri analizat, domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe Influencë A dhe B”, thuhet në komunikatën e IKPSHK./21 media.