COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Dalin rezultatet e testimit të 1,505 mostrave, sot më shumë të shëruar sesa të infektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në Kosovë janë shënuar 626 raste të reja me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 16 pacientë nga coronavirusi.

Numri total i rasteve pozitive është 39.057 raste nga 142.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.005 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.625.