COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Dalin rezultatet e testimeve për COVID-19 brenda 24 orësh

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në    Kosovë, janë shënuar 765 raste të reja mëe COVID-19, nga 1,791 testime.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (71, 71, 69 vjeç), Prishtinë 3 raste (82, 68, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (50 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 28,616 raste nga 117,585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 809 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 193 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17,055 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10,752.