Lajm i Fundit, Coronavirus

Dalin rezultate e mjekëve nga Mitrovica e Jugut që patën kontakt me të infektuarin me coronavirus

 

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka njoftuar se i gjithë ekipi mjekësor prej 10 punonjësve të Spitalit Rajonal të Mitrovicës së Jugut, që e kanë trajtuar pacientin e infektuar me CoVid-19, nga Skenderaj, kanë rezultuar negativ ne testimin e bërë nga IKSHP-ja.

Stafi mjekësor prej 10 punonjësve kishte pasur kontakt me pacientin e infektuar me CoVid-19, nga Skenderaj, i cili për mjekim kishte kërkuar ndihmë në Spitalin Regjional të Mitrovicës së Jugut.

KALLXO.com kishte raportuar të dielën për këtë rast.

Agim Bahtiri: Një ekip mjekësor i Spitalit të Mitrovicës gjendet në karantinë