Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dalin pensionet bashkë me shtesën prej 100 euro

Pagesa për pensionet bashkë me shtesën prej 100 euro për muajin tetor është bërë sot, ka njoftuar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Murati ka thënë se përfitues për pensionmarrës janë rreth 233 mijë qytetarë.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot është bërë edhe pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro për muajin tetor, nga e cila kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës që janë kualifikuar. Kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur – në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor”- ka shkruar Murati në facebook.

Ministria njofton se pagesa e pensioneve është shtyrë për nesër

Pensionistët do t’i marrin nga 100 shtesë në fund të tetorit