Jamal Khashoggi - Foto: REL/Reuters

Dalin pamjet 3D: Kështu u vra gazetari në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll

Një gjykatë në Arabinë Saudite dënoi pesë persona me vdekje të hënën për vrasjen e gazetarit të Washington Post dhe kritikut të familjes mbretërore, Jamal Khashoggi, raporton AP.

Tre persona të tjerë u shpallën fajtorë nga gjykata e Rijadit për mbulimin e krimit dhe u dënuan me një burg të kombinuar prej 24 vjetësh.

Në tërësi, 11 persona u dënuan në Arabinë Saudite për vrasjen e Khashoggit. Emrat e atyre që u gjetën fajtorë nuk u zbuluan nga qeveria. Ekzekutimet në mbretëri kryhen me prerje të kokës, ndonjëherë në publik, raporton AP.

Të gjitha aktgjykimet mund të apelohen.

Khashoggi, i cili ishte banor i ShBA-së, kishte hyrë në konsullatën e vendit të tij më 2 tetor 2018, për një takim për të marrë dokumente që do ta lejonin atë të martohej. Ai kurrë nuk doli jashtë, dhe trupi i tij nuk është gjetur.

Një ekip prej 15 agjentësh saudit kishin fluturuar në Turqi për të takuar Khashoggin brenda konsullatës.

Ata përfshinin një mjeko-ligjor, oficerë të inteligjencës dhe të sigurisë dhe individë që punuan për zyrën e princit të kurorës, sipas hetimit të pavarur të Callamard.

Zyrtarët turq pretendojnë se Khashoggi u vra dhe më pas trupi i tij u masakrua me një sharrë kockash.

Më poshtë gjeni videon 3D të publikuar nga Al Jazeera Balkans.