Ilustrim

Dalin pagesat e para për punëtorët e gastronomisë

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagesat për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave.

Murati njoftoi se Komisioni është duke shqyrtuar aplikacionit në mënyrë që edhe grupi tjetër të procesohet të premten.

“Sot, një ditë pas mbylljes së afatit për aplikim për masën mbështetëse të ekonomisë, është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave. Komisioni është duke shqyrtuar aplikacionet në vazhdimësi, ashtu që edhe grupi tjetër të procesohet të premten”, ka shkruar Murati në rrjetin social “Facebook”.