Dalin negativ rastet e kontaktit me të infektuaren nga fshati Llugaxhi i Pejës

Një rast i kontaktit me të infektuaren me COVID-19 nga fshati Llugaxhi i Pejës dhe një tjetër i ndarë nga ky, kanë rezultuar negativ.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori komunal i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci.

Ai ka deklaruar se njëri prej dy rasteve qe ka rezultuar negativ është vjehrri i vajzës të së infektuares, ndërsa rasti tjetër i ndarë nga i pari, është nga fshati Siqevë i Klinës.

“Rasti tjetër nuk është në komunë të Pejës, por për shkak qe është kontrolluar në spitalin e Pejës është dërguar nga ne në Prishtinë” tha Loci për KALLXO.com

Drejtori shtoi se e infektuara nga fshati Llugaxhi i Pejës e ka gjendjen me të rënduar në krahasim me ditët e tjera.

Fshati Lugjaxhi është në kufi me Komunën e Klinës, e në largësi prej 25 kilometra nga qyteti i Pejës.

Coronavirus: 1,514 persona janë nën mbikëqyrje në Kosovë