Dalin në shitje biletat për ndeshjen Zvicër – Kosovë

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës kanë filluar të dalin në shitje biletat për ndeshjen miqësore, Zvicër-Kosovë që pritet të zhvillohet me 29 Mars, në Zvicër.

Kjo ndeshje nis nga ora 18:00.

Federata e Futbollit të Zvicrës ka vënë në dispozicion edhe linkun ku të gjithë të interesuarit për këtë ndeshje mund të pajisen me bileta.

Linku ku mund të blihen biletat.

Çmimet e biletave varijonë prej 15 franga deri në 81 franga.

Xhaka e Shaqiri pritet të luajnë kundër Kosovës më 29 mars