Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Izrael

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen me Izraelin.

Ndeshja që luhet më 10 qershor, do të fillojë në ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Përmes njoftimit, FSHF bëri të ditur se biletat mund të blihen online në faqe dhe pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

“Kuqezinjtë” ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në udhëtim te Islanda (6 qershor), kurse pas katër ditëve do të presin Izraelin.

Natyrisht se kërkohet një mbështetje më e madhe nga tifozat kuqezi për ndeshjet e Ligës së Kampionëve për një kualifikim sa më të mirë. /Telegrafi/