Daka: Sot mund të shpallen rezultatet përfundimtare

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka theksuar se të enjten mund t’i shpallin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ajo në një intervistë për RTK, ka theksuar se sipas të gjitha informacioneve që i kanë nga QNR dhe Sekretariati, të enjten do të jenë në gjendje t’i shpallin rezultatet përfundimtare.

Ajo ka sqaruar se pas shpalljes së rezultateve, është periudha që partitë politike, apo kandidatët mund t’i bëjnë së pari në PZAP dhe pastaj në Gjykatën Supreme, dhe nëse ka të tilla, kjo fazë mund të zgjasë 7 deri në 8 ditë.

“Nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme mund të ketë vendime për rinumërim, por unë mendoj se nuk ka më vend për ankesa, kjo varet nga partitë apo kandidatët që mund të mendojnë se u janë bërë padrejtësi”, tha ajo.

Daka theksoi se për të tejkaluar shqetësimet dhe problemet që kanë dal gjatë procesit zgjedhor, duhet të fillohet me reformën zgjedhore.