Daka: Serialet nuk duhet të përfshihen në Ligjin e kinematografisë

Aktori dhe regjisori Luan Daka tha gjatë emisionit “Kallxo Përnime” se audio-vizuelja, ku hynë edhe  serialet televizive, nuk duhet përfshihet në Ligjin e kinematografisë.

Gjatë këtij debati u tha se në drafligjin e anuluar ishte përfshirë edhe financimi i veprave audio- vizuele.

Daka tha se serialet duhet të xhirohen nga televizionet.

“Televizioni duhet t’i financojë seriale, veprat audio- vizuele nuk duhet të përfshihen në Ligjin për kinematografin՝”, tha ai.

Gjatë emisionit “Kallxo Përnime” është duke u diskutuar për QKK-në por edhe për Projektligjin për kinematografinë.