Daçiq thotë në OKB se Kurti ka avokuar për “Shqipërinë e Madhe”

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në Këshillin e Sigurimit të OKB, ku po diskutohet për Kosovën ka përmendur kandidatin potencial për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Daçiq para OKB-së tha se Kurti gjatë aktivitetit të tij politik ka avokuar për “Shqipërinë e Madhe”.

“Lideri i ri Albin Kurti ka avokuar në idenë e Shqipërisë së Madhe gjatë aktivitetit të tij politik. Po ashtu pas fitimit të zgjedhjeve në një takim me një ambasador ka paraqitur flamurin e Shqipërisë dhe jo të Kosovës dhe nuk e di pse ju s’po flisni për këtë çështje, si ju duket herën tjetër kur të vijnë ambasadorët e juaj tek unë  të vendosë flamurin e Serbisë dhe Bosnjës”, ka thënë ai.

Tutje ministri serb ka thënë se Kurti nuk pranon të bisedojë me Listën Serbe.

“Albin Kurti që supozohet të bëhet kryeministër i Kosovës s’dëshiron të flasë me Listën Serbe, si mundet një kryeminstër mos t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve sepse s’i pëlqejnë atij”, ka thënë Daçiq.